LAJMI I FUNDIT:

De Biasi ka një këshillë “urdhëruese” për Manajn

De Biasi ka një këshillë “urdhëruese” për Manajn

Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi dha një intervistë për “Repubblica Tv”, gjatë qëndrimit në Koverçano, ku u vlerësua me çmimin “Stoli i Artë”.

Tekniku kuqezi ka komentuar dy talentet shqiptare të Serisë A, Rai Manajn dhe Elsid Hysajn. Për herë të parë De Biasi jep një këshillë gati urdhëruese për Manajn.


“Një të ardhme larg Interit?”, ka thënë timonieri italian me pasaportë shqiptare. “Do të ishte e dëshirueshme, pasi besoj se nëse edhe sezonin e ardhshëm do të qëndrojë me zikaltrit, do të duhet të bëjë pjesë në ndonjë projekt. Nuk dua të fus hundët në punët e Interit, por besoj se një futbollist i ri ka nevojë të vihet në provë çdo të diel. Mendoj se për procesin e tij të rritjes, është thelbësore kjo gjë. Nëna natyrë i ka dhuruar të gjithë talentin. Ka personalitet të lartë, ndërkohë që ka vendosur edhe një rekord, duke shënuar vetëm 10 sekonda pasi ka debutuar me Kombëtaren. Është një lojtar që e njeh portën, ka forcën fizike, është i ri dhe besoj se e ardhmja është në favorin e tij. E rëndësishme është që ai të dijë ta menaxhojë si duhet”, tha De Biasi, transmeton Koha.net

Sa i takon mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj, njëherësh dhe futbollisti shqiptar më i shtrenjtë në histori, De Biasi deklaroi se “Hysaj për mua është një lojtar që ka cilësi të mëdha, teknike dhe fizike. Një lojtar me një personalitet të madh, të cilin e kam aktivizuar që 18 vjeç në Oslo, kur po fitonim 1-0. Një futbollist që te Napoli ka pasur një proces në rritje, kujtojmë që s’ka mbushur ende 22-vjeç. Të luajturit nën një presion të madh sikurse në ambientin te Napoli, do ta ndihmojë në vazhdimësi”.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori