Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, tregon se pas humbjes në Itali u kishte thënë lojtarëve që do të fitonim me rezultatin 0-3 në Izrael.
Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ai tha se dëshironte që kuqezinjtë të kishin shënuar edhe golin e katër.
“Për fitoren? Ia kisha kërkuar skuadrës, kjo është fitore e skuadrës, që ka bërë atë që duhej të bënte, atë që ka bërë në pjesën më të madhe të drejtimit tim. Ka treguar cilësitë që ka, ato që ka treguar edhe në Evropian. Kjo është fitorja që u kisha thënë edhe lojtarëve pas Italisë, që do të fitonim 3-0 në Izrael. Jam i inatosur sepse mund të bënim edhe 1 gol tjetër.”
“Përse merr përsipër dështimet ndërsa fitoren ia kushton skuadrës? Unë mendoj se trajneri shërben për këtë, se fitoret janë të skuadrës, trajneri duhet të punojë për të marrë më të mirën e skuadrës dhe kostot e dështimeve pastaj i merr trajneri. Problemi kryesor është që në këtë nivel Kombëtarja është e vështirë se i shohim lojtarët një herë në tre muaj. Këtë herë kishim mundësinë që të qëndronim dy javë me ta dhe kjo ka sjellë benefitet e saj”.
“Për komentet rreth largimit? Unë flas për ndeshjen, pastaj pasneser shihemi dhe diskutojmë për gjithçka tjetër”.
“Për ndryshimin mes ndeshjes së parë dhe të dytës? Sot ndryshoi kundërshtari, se kur humb kundër Spanjës e Italisë, kur humb kundër Bosnjës, mund të pranohet. Ndoshta jo me Portugalinë, Luksemburgun e Izraelin në shtëpi. Në rrugëtimin tonë të Botërorit, ajo që na mungon është ndeshja në shtëpi me Izraelin, atë e gabuam. Ishte ndeshje e shtrembër, e kujtoni të kuqin. Këtu jo, treguam që ishim superiorë ndaj Izraelit në të gjitha pikëpamjet”.
“Për mënyrën si motivoi lojtarët? Mundësia për të qëndruar gati dy javë, për të punuar bashkë me ta. Duke u munduar që të nxjerrim në pah cilësitë që na çuan në Evropian. Kjo është pikëpamja ime. E di që ndaj Spanjës e Italisë mund të humbësh, por me të tjerët mund ta luash si i barabartë me të gjithë”.
“Për momentet e fundit kur kërkonte që lojtarët të ruanin prapavijën? Nuk duhej të pësonin gol, duhej të bënin të katërtin. Por djemtë iu përmbajtën fjalës për rezultatin 0-3”.
“Nëse është përgjigje ndaj kritikave? Kritikat, kur janë konstruktive më pëlqejnë. Kur janë ato që bazohen vetëm mbi rezultatet, nuk shihen ndeshjet, më pëlqejnë më pak”, ka thënë De Biasi. /PanoramaSport/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLiverpooli synon ta zëvendësojë Diazin me futbollistin shqiptar që shkëlqeu në Bundesliga
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi
Atalanta njofton Barcelonën për çmimin që duhet paguajnë për Edersonin
Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë
Mikel Arteta synon shitjen e yllit të Arsenalit pas paraqitjeve të dobëta në stërvitje
Kylian Mbappe zbulon se kur do ta bëjë të ditur klubin e tij të ardhshëm
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi