LAJMI I FUNDIT:

“David Cameron nxiti krijimin e Shtetit Islamik”

“David Cameron nxiti krijimin e Shtetit Islamik”

Ndërhyrja e keq–konceptuar ushtarake e Britanisë së Madhe dhe Francës në Libi, për rrëzimin e regjimit të Muhamar Gadafit, shpërtheu krizën e emigrantëve dhe nxiti rritjen dhe përhapjen e Shtetit Islamik.

Ky ishte përfundimi i Komisionit Parlamentar Britanik për Punët e Jashtme, që kritikon rëndë ish – Kryeministrin David Cameron.


U tha se gjykimi i Cameron për të nisur luftën në vitin 2011 ishte i ngutur dhe i bazuar në supozime të gabuara.

Në janar të këtij viti, ish–kryeministri britanik u mbrojt përpara deputetëve duke thënë se ndërhyrja ishte e nevojshme pasi Gadafi po shtypte rebelët e regjimit në Bengazi dhe kërcënonte se do t’i vriste libianët si minj.

Por Komisioni Parlamentar doli në përfundimin se pavarësisht retorikës së ish – diktatorit se do të masakronte civilët, nuk kishte prova konkrete që e mbështesnin një veprim të tillë.

Ndërhyrja nuk u bazua në informacione sekrete të besueshme, shkruhet në raport.

Në Mars të 2011, një koalicion ndërkombëtar ushtarak i udhëhequr nga Britania e Madhe dhe Franca nisën fushatën e sulmeve ajrore ndaj regjimit të Muhamar Gadafit.

Por pas rënies së tij, situata në Libi degjeneroi në dhunë e kaos, duke mundësuar kryengritjen e qindra grupeve militante të etur për pushtet, një prej të cilëve ishte edhe të ISIS. /tvklan/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori