LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj: Komisioni hetimor duhet të hetojë kush janë përgjegjësit e deportimit të turqve

Daut Haradinaj: Komisioni hetimor duhet të hetojë kush janë përgjegjësit e deportimit të turqve

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme e filloi me një dozë ironie për kolegët e tij deputetë.

Ai tha se e pa kur foli deputetja turke në gjuhën e saj, gjysma e deputetëve po e ditshin gjuhën turke. Prandaj sipas Haradinaj i bie se shumica e qytetarëve turq nuk kanë nevojë të shqetësohen për jetën e tyre në Kosovë.


Haradinaj tha se në rastin e deportimit të shtetasve turq janë bërë shkelje dhe pas kësaj institucionet menjëherë kanë ndërmarr masat, me shkarkimet e personave përgjegjës.

Përveç kësaj Haradinaj në foltore tha se ka mbetur i befasuar se deputetët po i ‘dinin shumë gjëra’, ndërsa disa tjerëve u tha se iu ka mbet merak që nuk kanë qenë deputet për ta votuar Hashim Thaçin president të Kosovës.

Sa i përket rezolutës së propozuar nga LDK-ja Haradinaj tha se pajtohet me të vetëm se duhet harmonizuar tri pikat e fundit.

Ajo çka e shqetëson deputetin e AAK-së është fa  ti i mëtejmë i atyre shtetasve që tash janë në Turqi.

“Komisioni hetimor duhet të hetojë kush janë përgjegjës e të njëjtit t’i nxjerrim para përgjegjësisë e mos të filozofojmë shumë”, tha Haradinaj.