LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë

Daut Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë

Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të kryeqytetit, Daut Haradinaj është tërhequr nga asambleja e Komunës së Prishtinës, për t’i liruar vendin një tjetër asamblisti të kësaj partie.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se ka hyrë në garë duke përkrahur ndryshimin dhe do të vazhdojnë ta përkrahin atë.

Tutje, ai bëri të ditur se do t’ia lirojë vendin në asamble Taulant Maxharrajt.

“Unë dhe lista ime kemi hyrë në garë për Prishtinën me të vetmin parim, ndryshimin. Gjatë tërë fushatës kemi përkrahur ndryshimin dhe të njëjtin do të vazhdojmë ta përkrahim. Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi. Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

Reklama

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Lajme
Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para vrasjes së dyfishtë në Kavajë

Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para vrasjes së dyfishtë në Kavajë

Lajme
Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Lajme
Hapet

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

Marketing
Gjykimi për

Gjykimi për "Rastin e 53 milionë eurove”, dëshmitari thotë se pagesa është kosto që doli si rezultat i mospërmbushjes së obligimeve nga Qeveria

Drejtësi
Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori