LAJMI I FUNDIT:

Dashuri dhe ritëm në këngën e re të Zanfina Ismailit, këngëtarja flet rreth projektit të ri muzikor (Foto/Video)

Dashuri dhe ritëm në këngën e re të Zanfina Ismailit, këngëtarja flet rreth projektit të ri muzikor (Foto/Video)

Këngëtarja Zanfina Ismaili po i rikthehet muzikës me një projekt të ri muzikor.

Këto ditë ajo ka përfunduar punën për këngën e saj të re, ndërsa ka realizuar edhe xhirimet e klipit në kryeqytet.


Në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja Ismaili ka zbuluar detajet e projektit të saj të ri, i cili shpreson të pëlqehet nga publiku.

“Kam përfunduar punën për këngën time të re në studion e LiBeats. Kënga është ritmike e shpejtë, me një pjesë ku ka pak repturë, pak më e veçantë në stil”, tha Zanfina për Telegrafin.

Projekti i fundit që na solli këngëtarja ishte kënga “M”, një baladë me dedikim personal, e cila pati një impakt të madh të publiku, duke mbetur gjatë në memorien e njerëzve për temën e ndjeshme që trajton brenda saj.

Për Telegrafin, Zanfina zbulon se kënga e re do të trajtojë temë dashurie, dhe i përshtatet mjaft mirë stinës në të cilën ndodhemi.

“Kënga në vetvete është një histori dashurie, ku mashkulli ndryshon dhe partnerja e tij femër nuk e do më ashtu siç e donte më parë”, tregoi këngëtarja.

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit në kryeqytet. Si një ndër këngëtaret me linjat më të lakmueshme trupore, Zanfina nuk do të ngurojë të shfaqet mjaft seksi në klipin e ri.

“Xhirimet e klipit kanë përfunduar, për këtë pjesë po kujdesen M Production. Shpresoj të pëlqehet nga publiku”, përfundoi Zanfina për Telegrafin.

Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet, dhe ju sjell imazhe ekskluzive të këngëtares, e cila do të shfaqet mjaft seksi dhe me stil në projektin e saj të ri plot dashuri dhe ritëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori