LAJMI I FUNDIT:

Dardanët U21 nisin përgatitjet për ndeshjet kundër Polonisë dhe Gjermanisë

Dardanët U21 nisin përgatitjet për ndeshjet kundër Polonisë dhe Gjermanisë

Përfaqësuesja e Kosovës U21 i ka nisur të hënën përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025, kundër Polonisë, më 8 shtator si mysafire dhe më pas kundër Gjermanisë, më 12 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët e rinj nën udhëheqjen e përzgjedhësit Afrim Tovërlani dhe stafit të tij kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, ku munguan vetëm Andi Hoti dhe Dion Krasniqi, të cilët iu bashkuan ekipin më vonë për shkak të obligimeve me klubet e tyre.


Tovërlani është i vetëdijshëm se ekipin e tij e presin dy ndeshjet shumë të vështira, kundër dy rivalëve më të fortë në Grupin D, por thotë se djelmoshat e tij do të përgatiten për paraqitje sa më të mira.

“Këto janë dy kombëtaret më të forta në grup. Qysh në fillim kam theksuar se nuk do t’i frikësohemi askujt, por do të jemi korrekt dhe do t’i marrim me qetësi të dyja ndeshjet sepse kemi të bëjmë me dy ekipe shumë të forta. Është herët të flasim për gjasat tona, sepse kemi zhvilluar vetëm një ndeshje. Do të jemi të hendikepuar me mungesën e Emërllahut dhe Letajt, të cilët janë lënduar dhe do të operohen. Si rrjedhojë nuk do të mund të llogarisim në shërbimet e tyre as në ndeshjet e tetorit e nëntorit”, është shprehur Tovërlani.

E sulmuesi anësor i Malishevës, Drilon Hazrollaj është shprehur i lumtur që është pjesë e Dardanëve U21 për këto dy ndeshje tejet të rëndësishme.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme të luash për Kombëtaren e Kosovës. Kjo është një ëndërr për të gjithë futbollistët. Shpresoj që do ta dëshmoj formën e njëjtë siç e kam treguar në kampionatin e Kosovës dhe ta ndihmoj Kombëtaren sa më shumë në ndeshjet e ardhshme”, ka theksuar Hazrollaj.

Nesër Kombëtarja U21 ka paraparë t’i zhvillojë dy seanca stërvitore në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq. Seanca e paradites mbahet në orën 10:00, kurse ajo e pasdites në orën 17:30.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori