Pas seancave stërvitore në palestër dhe videoanalizave të kundështarit, Përfaqësuesja e Kosovës sot pasdite ka zbritur në fushën e gjelbër në Kampin Nacional në Hajvali për të vazhduar në praktikë me përgatitjet për ndeshjen kundër Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Stërvitja e sotme nuk është përqendruar vetëm në aspektin fizik dhe lojën me top, pasi përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij kanë punuar me lojtarët edhe në aspektin taktik, duke e përgatitur mënyrën se si të përballojnë sfidën me Zvicrën në fushë.
Ajo që karakterizon kampin e Dardanëve është atmosfera e mirë dhe motivi i lartë i tyre për dy ndeshjet e radhës.
Futbollistët janë të fokusuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në këto duele të rëndësishme për kualifikimet Euro 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251