LAJMI I FUNDIT:

Dardan Sejdiu fajëson të gjitha qeveritë e deritashme për mos liberalizim

Dardan Sejdiu fajëson të gjitha qeveritë e deritashme për mos liberalizim
Deputeti Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka theksuar se liberalizimi i vizave është premtim elektoral tash e 10 vjet, i të gjitha qeverive pa përjashtim.

Ai po ashtu pohoi se asnjë qeveri nuk ka qenë as e drejtë dhe as korrekte në trajtimin e çështjes së liberalizimit të vizave, duke pohuar se Kosova nuk është një çështje e ndërlikuar dhe e pa përballuar për vendet e BE-së sepse Kosova është një vend i vogël, ai tha se Kosova ka 1.8 milionë banorë, kurse vetëm Parisi ka 2.5 milionë banorë. Po ashtu ai tha se shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor e kanë të drejtën e  lëvizjes së lirë që nga viti 2010, raporton KP.

“Për sa i përket Qeverisë së Kosovës, një pjesë e kritikës u dha edhe nga iniciuesi, por unë po e përmend edhe një. Keqpërdorimi i bashkësisë ndërkombëtare për shtyrje të agjendave të këqija për Republikën e Kosovës, është njëra prej aduteve që këto qeveri e kanë përdor tash e 18 vite. Por besoj që duhet të presim një lloj kredibiliteti nga ato shumë shtete, që kanë shpenzuar qindra miliona euro, për me pas institucione të tyre në Kosovë. Këtu po përmendi p.sh. EULEX-in, parat e taksapaguesve të qytetarëve evropian, janë shpenzuar në Kosovë me të madhe, në mënyrë që me pas një mision i cili e skanon, e mirëmban dhe e ndërton sistemin e drejtësisë në Kosovë”, tha Sejdiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori