Dardan Berisha mohon kalimin te K.B. Bashkimi

Kështu së paku qarkullonte lajmi në rrjetet sociale, pasi basketbollisti i Sigal Prishtinës, Berisha, kishte qëndruar sot në Prizren, me ç’rast është takuar edhe me mikun e tij të klubit prizrenas, Endrit Hysenagolli si dhe me kryesinë e klubit portokallezi.
Por, Berisha në një prononcim për Telegrafin ka hedhur poshtë këto spekulime duke thënë se ka shkuar në Prizren vetëm për relaksim, me ç’rast është takuar edhe me mikun e tij të vjetër, Endit Hysenagollin.
“Kam shkuar për vizitë në Prizren, ku jam takuar me Endrit Hysenagollin, se e kam shok të kamotshëm, me ç’rast bëmë një foto për kujtim. Asgjë nuk ka të vërtet rreth asaj se jam takuar me drejtuesit e K.B. Bashkimit”, tha shkurt Dardani Berisha për Telegrafin.

Nga
Telegrafi
17/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































