LAJMI I FUNDIT:

Daniel Craig deklaron se nuk do t’ua lë trashëgimi fëmijëve pasurinë e tij prej 125 milionë funtesh

Daniel Craig deklaron se nuk do t’ua lë trashëgimi fëmijëve pasurinë e tij prej 125 milionë funtesh

Daniel Craig ka këmbëngulur që ai nuk do të japë asnjë qindarkë të pasurisë së tij prej 125 milionë funtesh për fëmijët e tij sepse ai beson se trashëgimia është e diçka keqe.

Reklama

Aktori i filmave “James Bond”, 52 vjeç, zbuloi se ‘filozofia e tij është të heqësh qafe atë ose ta heqësh para se të shkosh’ dhe thotë se ai nuk ka në plan të kalojë pasurinë e tij te vajzat e tij, përfshirë këtu edhe vajzën dy vjeçe që ai e ka me gruan Rachel Weisz, 50 vjeçe.

Në një intervistë të re, ylli i 007, tha: “Nuk dua të lë shuma të mëdha për gjeneratën e ardhshme” – pasi fitoi 18 milionë funte vetëm nga filmi i tij i fundit, “No Time to Die”, shkruan DailyMail.

Daniel Craig (Foto: Mark Sagliocco/Getty Images/Guliver)

Duke folur për revistën Saga, ai vazhdoi: “Unë mendoj se trashëgimia është mjaft e keqe. Filozofia ime është që të shpëtoj prej saj ose ta heq para se të shkoj”.

Daniel është baba i vajzës Ella, 28 vjeçe, të cilën e ka me ish-gruan Fiona Loudon, 51 vjeçe, dhe një fëmijë, emri i të cilit nuk është konfirmuar me partneren aktuale Rachel.

Daniel Craig dhe Rachel Weisz (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Rachel, e cila u martua me Danielin në vitin 2011, tha që ajo nuk do të ketë më fëmijë me të pasi lindi vajzën e tyre në moshën 48 vjeçe.

Aktorja, e cila është gjithashtu nënë e një djali 14-vjeçar, Henry, me ish-burrin e saj, Darren Aronofsky, tha në vitin 2018: “Unë definitisht e di se nuk do të kem më edhe një tjetër fëmijë në të ardhmen”. /Telegrafi/

Rachel Weisz dhe Daniel Craig (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Linda Halimi tregon se si reagon kur flirtojnë me të në prani të bashkëshortit: Vetëm ia bëj me sy dhe ai e di

Linda Halimi tregon se si reagon kur flirtojnë me të në prani të bashkëshortit: Vetëm ia bëj me sy dhe ai e di

Magazina
Noizy pas ngjarjeve në veri: Zot mos na provo, por nëse duhet jemi gjithmonë gati

Noizy pas ngjarjeve në veri: Zot mos na provo, por nëse duhet jemi gjithmonë gati

Magazina

"Kënga Magjike" nuk do të organizohet këtë vit

Magazina
Efi zbulon se nuk ka më miqësi me Luizin dhe Kiarën: Nuk dua të flas më për këtë pjesë

Efi zbulon se nuk ka më miqësi me Luizin dhe Kiarën: Nuk dua të flas më për këtë pjesë

Magazina
Thuhet se lidhja e Leonardo DiCaprios me Vittoria Ceretti po bëhet serioze

Thuhet se lidhja e Leonardo DiCaprios me Vittoria Ceretti po bëhet serioze

Magazina
Kanye West shkel ligjin italian kundër terrorizmit duke mbajtur vazhdimisht maskë në fytyrë, mund të dënohet me gjobë

Kanye West shkel ligjin italian kundër terrorizmit duke mbajtur vazhdimisht maskë në fytyrë, mund të dënohet me gjobë

Magazina
Kalo në kategori