LAJMI I FUNDIT:

Dana White pret që Khabib Nurmagomedov të kthehet nga pensionimi dhe ta çojë rekordin në 30-0

Dana White pret që Khabib Nurmagomedov të kthehet nga pensionimi dhe ta çojë rekordin në 30-0

Presidenti i UFC-së, Dana White, beson se Khabib Nurmagomedov do të kthehet nga pensionimi dhe do të luftojë edhe një herë për ta çuar rekordin në 30-0.

Luftëtari nga Dagestani njoftoi tërheqjen e tij nga UFC pas fitores së tij të ndaj Justin Gaethje në luftën për titullin e peshave të lehta në UFC 254.


Pas fitores ndaj Gaethje, Khabib ishte plot emocione duke i thënë Jon Anikut se ai nuk do të garojë përsëri pas humbjes së babait dhe trajnerit të tij, Abdulmanap.

Khabib ia dedikon fitoren babait të ndjerë, ndërsa konfirmon pensionimin nga UFC si premtim ndaj nënës së tij
Lexo po ashtu Khabib ia dedikon fitoren babait të ndjerë, ndërsa konfirmon pensionimin nga UFC si premtim ndaj nënës së tij

“Nuk ka asnjë mënyrë që unë do të kthehem pa babanë tim. Fola me nënën time dhe i premtova se do të jetë lufta ime e fundit, dhe nëse jap fjalën time, duhet ta ndjek”, ka thënë Khabib pas meçit.

Khabib, një njeri me parime, tashmë ka shprehur interesin e tij për të kaluar në stërvitje dhe për të vazhduar trashëgiminë e babait të tij në një mënyrë tjetër pas një karriere të bujshme në MMA.

Sidoqoftë, me një rekord prej 29-0, White e ka lutur atë që të ndryshojë mendje dhe 51-vjeçari është i bindur se ‘The Eagle’ do të shkelë në tetëkëndësh edhe një herë.

Një luftë e fundit do t’i lejonte Nurmagomedov mundësinë për të çuar rekordin në 30-0 dhe potencialisht edhe për të luftuar para tifozëve nëse pandemia përfundon.

Jo vetëm titulli në UFC 254 - Khabib u pasurua edhe me shumë milionë euro, fitoi dyfish më shumë se Gaethje
Lexo po ashtu Jo vetëm titulli në UFC 254 - Khabib u pasurua edhe me shumë milionë euro, fitoi dyfish më shumë se Gaethje

Ish-kampioni tjetër i pamposhtur George St-Pierre me siguri do të ishte kandidati kryesor për t’u përballur me Khabibin e pamposhtur në një super-luftim ëndrrash nëse ai mund të tundohet të bëjë një rikthim.

Ekziston edhe një mundësi për t’u ndeshur me Tony Ferguson, i cili kishte pesë meçe të planifikuara me Khabib, por të gjitha u anuluan për arsye të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori