LAJMI I FUNDIT:

Dallimi mes antisemitizmit dhe kritikës ndaj izraelit

Dallimi mes antisemitizmit dhe kritikës ndaj izraelit

Antisemitizëm! Janë të pakta gjërat që na prekin në palcë si kjo akuzë. Mund të jetojmë me sharjet nga vendet në krizë në Eurozonë për shkak të kursit të kursimit të përcaktuar, në radhë të parë nga Merkeli. S’ka problem. Por, antisemitizëm? Jo, kjo na prish ekuilibrin tonë të brendshëm. Për ta thënë më qartë: nuk flas për të majtën dhe të djathtën ekstreme në vend dhe as për pjesë të emigrantëve myslimanë në vendin tonë, të cilët duan t’i shkatërrojnë hebrenjtë dhe Izraelin dhe e përdorin diskutimin aktual për cytje. Këto devijime kritikohen me të drejtë nga pjesa më e madhe e popullsisë gjermane.

Duhet të ndodhë vërtet shumë që presidenti federal dhe kancelarja të bëhen aktivë njëkohësisht. Dhe, tani ka ndodhur. Kur kjo bëhet edhe në aleancë me gazetën më popullore bulivardeske “Bild”, atëherë është arritur shkalla më e lartë e alarmit. Bëhet fjalë për akuzën më të rëndë për gjermanët: antisemitizëm. “Kurrë më urrejtje ndaj hebrenjve!”, kërkojnë Gauck, Merkel dhe “Bild”, shoqëruar nga komente të njëjta të shumë njerëzve të shquar nga politika, kultura dhe sporti. Akuza se pjesë të shoqërisë gjermanë qenkan (përsëri) antisemitë, është për Gjermaninë dhe gjermanët një katastrofë politiko-psikologjike. Ne kemi një problem!


Me “ne” kam parasysh shumicën e madhe të atyre që kanë përjetuar fëmijërinë dhe rininë në vitet ‘60 dhe ‘70. Ata që kanë studiuar në vitet ‘80 dhe kanë mësuar me themel në shkollë dhe universitet historinë e nacional-socializmit gjerman. Aq me themel sa nuk mbetej më kohë dhe hapësirë për kulturën e zhvilluar greke, perandorët romakë, luftërat fetare të kohës së re dhe krijimin e shtetit kombëtar gjerman. Me këto mangësi në arsim duhet të jetojmë ne të lindurit vonë.

Por, mësimin për nacional-socializmin e kemi mësuar. Solidariteti pa kushte me shtetin e ri Izrael, një pasojë e Aushvicit, nuk ishte konsensus shoqëror vetëm për gjeneratën e viteve ‘60 dhe ‘70. Ai ishte gati një dogmë. Shkaktuar nga krimet me përmasa të paimagjinueshme të gjyshërve tanë ndaj hebrenjve, ne nipërit e nazistëve ndienim faj. Kështu e shohim edhe sot. Përse pra akuza për antisemitizëm si goditje tokmaku?

Për mendimin tim kemi të bëjmë me një problem të veçantë gjerman. Kompleksi i fajit ndaj hebrenjve, me rrënjë të thella në shpirtin tonë, për një kohë të gjatë e ka bllokuar kritikën ndaj Izraelit për sjelljen me palestinezët. Një tabu. Francezët dhe anglezët mund ta bënin, ne jo. Disa e quajnë këtë neurozë. Por shumë nuk ndihen më të lidhur me këtë kod vlerash. Jo sepse janë armiqësorë ndaj Izraelit, por sepse në politikën izraelite të sigurimit të ekzistencës, u mungon perspektiva për palestinezët.

E keqja në debatin aktual të antisemitizmit është detyrimi për të justifikuar që ndiejnë shumë vetë, të cilët i respektojnë hebrenjtë si këdo tjetër, qofshin të krishterë, myslimanë apo budistë. Detyrimi për t’i shpjeguar vetes përse kritika politike racionale nuk ka të bëjë aspak me antisemitizmin. Ndërkohë që lexoj vazhdimisht të njëjtat argumente kritike kundër politikës së Netanjahut nga pena e gazetarëve, intelektualëve izraelitë apo hebrenjve gjermanë.

Thirrja e gazetës “Bild”, “Kurrë më urrejtje për hebrenjtë”, e ka dobësinë e saj në faktin që i përgjigjet pikërisht asaj që ndien pjesa më e madhe e gjermanëve, por nuk arrin megjithatë deri tek ata që në fshehtësi kanë ndjenja armiqësore ndaj hebrenjve. Indinjata e përligjur e gazetës “Bild” nuk duhet të ngrijë në një ritual. Antisemitizmi nuk duhet të gjejë as sot në Gjermani asnjë lloj jehone. Por kritika ndaj politikës së tjetrit duhet të jetë e lejuar, aq më shumë mes miqsh.

(Marrë nga: DW)

Në trend

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Kalo në kategori