LAJMI I FUNDIT:

Dallas dhe Sacramento në mes të ndeshjes shkëmbejnë lojtarët, reagon ashpër LeBron James

Dallas dhe Sacramento në mes të ndeshjes shkëmbejnë lojtarët, reagon ashpër LeBron James
LeBron James (Photo by Harry How/Getty Images)

Kemi hyrë në ditën e fundit të periudhës kalimtare në ligën NBA, ku mezi pritet të arrihet marrëveshja mes New Orleans Pelicans dhe LA Lakers për Anthony Davis.

Dhe ndërkohë që duket se negociatat kanë ngecur për shkak se Pelicans kërkojnë shumë, Dallas Mavericks dhe Sacramento Kings kanë realizuar shkëmbimin e lojtarëve në mes të ndeshjeve së tyre të mbrëmshme.

Harrison Barnes (Photo by Christian Petersen/Getty Images)

Mavericks gjersa po zhvillonin ndeshjen me Charlotte Hornets pranoi se Harrison Barnes do të shkojë në drejtim të Sacramentos në këmbim të Zach Randolph dhe Justin Jacksonit.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe super ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, i cili kritikoi klubet për shit-blerjen e lojtarëve në këtë formë.

“Unë mendoj se kjo nuk është në rregull. Ata e shkëmbyen lojtarët duke luajtur basketboll, ata nuk kishin asnjë ide”, shkroi James në llogarinë personale në Instagram.

Zach Randolph (Photo by Jonathan Daniel/Getty Images)

Nuk ishte shkëmbimi i vetëm i mbrëmjes së kaluar. Për më tepër, të dy klubet bënë një tjetër. Kings morën pjesë në shkëmbimin e tre ku trasnferuan Alec Burke nga Cleveland Cavaliersi gjersa ky i fundit transferoi Brandon Knight dhe Marquese Chriss nga Houston.

Ndryshe, afati kalimtar i janarit në basketbollin amerikan përfundon gjatë ditës së sotme dhe priten shumë lëvizje në ekipe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori