LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamje se si do të duket “Old Trafford” pas vendimit të Ratcliffe për ta rinovuar atë

Dalin pamje se si do të duket “Old Trafford” pas vendimit të Ratcliffe për ta rinovuar atë

Një dizajner ka prezantuar disa fotografi se si do të dukej “Old Trafford” mes raportimeve se Sir Jim Ratcliffe dëshiron ta transformojë stadiumin me një rindërtim spektakolar.

Miliarderi britanik, i cili zotëron 25 për qind të aksioneve të Manchester United, thuhet se beson që klubi duhet të ketë një stadium modern si ai i Anglisë (Wembley).


Daily Telegraph ka pretenduar se Ratcliffe mund të lobojë tek qeveria britanike për të ndihmuar në financimin e projektit, i cili mund të kushtojë deri në 2 milionë euro.

Konsensusi është që “Old Trafford” ka nevojë për një ndryshim të madh, në mënyrë që të konkurrojë me stadiumet më të mira në botë, dhe në shkurt të vitit të kaluar, para se të bëheshin publike planet e Ratcliffe për rindërtimin e stadiumit, një dizajner ka krijuar disa dizajne potenciale të stadiumit të ri.

Koncepti i parë i cili shihet edhe në video është “Old Trafford” duke e zgjeruar kapacitetin e saj të përgjithshëm në 74,310 mijë ulëse me një ndryshim në tribunën Bobby Charlton Stand.

Koncepti i dytë përfshin një pamje moderne 360 shkallë, e ngjashme me atë të “Allianz Arena”, së bashku me një çati të re dhe zgjerim të tribunës Sir Alex Ferguson.

Natyrisht, këto janë vetëm disa ide se si do të mund të shndërrohej “Old Trafford” në një të ardhme të afërt, por fillimisht klubi do të ketë punë për të siguruar mjetet financiare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori