LAJMI I FUNDIT:

Dalin në shitje biletat e Sunny Hill Festival

Dalin në shitje biletat e Sunny Hill Festival

SunnyHill Festival po vjen më 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë.

Në mesin e 30 artistëve përformues do të jetë edhe DUA LIPA, ACTION BRONSON, DJ #1 në botë për momentin, Stanaj, SG Lewis, Col3trane, Grace Carter, Bondax dhe shumë artistë tjerë të famshëm shqiptarë.


Prej sot, biletat e para janë në shitje online.

Për t’i blerë biletat, vizitoni www.sunnyhillfestival.com dhe klikoni mbi butonin Buy Tickets. Prej të hënës, biletat e festivalit do të jenë në shitje edhe në pika fizike, përkatësisht në Rave Travel dhe mbi 40 pikat e rrjetit të Vllesa / RIA, në tërë Kosovën.

Edicioni i parë i Sunny Hill Festival do të vijë me artistë të shumtë, në mesin e të cilëve janë edhe Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Kidda, ODA, Jericho, Gamblemania, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Shpat Deda, Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra, Gon & Sonik, Rrrron dhe Ylli Megi.

“Sunny Hill do të jetë ngjarja më e madhe e muzikës moderne që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë. Pritjet janë që këtë vit, Sunny Hill Festival të tërheq mijëra turistë dhe vizitorë të huaj në Kosovë, si dhe të jetë ngjarja kryesore e kulturës për të rinjtë në Kosovë”.

Festivali ka karakter humanitar, sepse 25 për qind e të hyrave neto që mbesin nga festivali do t’i dhurohen organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta.

Për më shumë informata dhe detaje rreth festivalit, vizitoni:

https://sunnyhillfestival.com

Dhe ndiqni faqet e SunnyHill Festival në rrjetet sociale:
https://www.facebook.com/sunnyhillfestival/ dhe
https://www.instagram.com/sunnyhillfestival/   

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Kalo në kategori