LAJMI I FUNDIT:

Daka, partive politike: Respektoni detyrimet kushtetuese dhe ligjore

Daka, partive politike: Respektoni detyrimet kushtetuese dhe ligjore

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se zgjedhjet e lira dhe demokratike janë themeli i angazhimit të tyre institucional.

Daka këto komente i bëri në ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e Subjekteve Politike në Fletëvotim për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor.


Fillimisht, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tregoi për përgatitjet që është duke i bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Ajo tha se zgjedhjet e lira dhe demokratike janë themeli i angazhimit tonë institucional, sepse qëllimi ynë është që zgjedhjet të gëzojnë besimin e qytetarëve dhe akterëve tjerë të procesit zgjedhor.

Më tej, kryetarja Daka u bëri thirrje subjekteve politike që të respektojnë plotësisht detyrimet kushtetuese dhe ligjore.

“Vetëm në këtë mënyrë, duke u angazhuar të gjithë bashkërisht, ne do të arrijmë që 11 qershorin ta kthejmë në një ditë feste për qytetarët e vendit tonë”, tha Daka. /Telegrafi/