LAJMI I FUNDIT:

Daka ka një porosi për subjektet politike që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri (Video)

Daka ka një porosi për subjektet politike që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri (Video)

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një intervistë të dhënë për Telegrafin, tha se buxheti prej 471 mijë euro, i ndarë nga Qeveria e Kosovës, për organizmin e zgjedhjeve në katër komunat në veri, është i mjaftueshëm.

“Shuma është më se e mjaftueshme. Në shkresën e dërguar Qeverisë kemi treguar se kemi planifikuar këtë buxhet për dy raunde, sepse për zgjedhjet në komuna mund të ketë edhe raund të dytë. Pra nëse kemi vetëm një raund, do të shpenzohet një shumë e caktuar, ndërsa nëse janë dy raunde, atëherë do të shpenzohen të gjitha”, ka deklaruar ajo.


Qeveria ndan 471 mijë euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri
Lexo po ashtu Qeveria ndan 471 mijë euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Kurse, sa i përket vendosjes së simboleve shtetërore në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ajo tha se nuk do të ketë  asnjë problem sepse me këto simbole janë organizuar edhe zgjedhjet e vitit 2017, zgjedhjet parlamentare dhe lokale, dhe kjo çështje është tejkaluar dhe nuk diskutohet.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, gjatë intervistës së dhënë për Telegrafin

Daka, për Telegrafin tha se trendi i daljes së  qytetarëve në zgjedhjet paraprake ka qenë 45%, dhe që nuk beson se do t’i iket trendit as në këto zgjedhje.

Në fund, Daka dha një mesazh për subjektet politike dhe për të gjithë votuesit që kanë të drejtë vote.

Daka: Vetëvendosje, PDK dhe Lista Serbe garojnë me nga katër kandidatë në zgjedhjet në veri (Video)
Lexo po ashtu Daka: Vetëvendosje, PDK dhe Lista Serbe garojnë me nga katër kandidatë në zgjedhjet në veri (Video)

“Për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët e tyre që garojnë në këto zgjedhje, mesazhi im është që t’i respektojnë ligjet që janë në fuqi, dhe Kushtetutën e Kosovës. Votuesit me të drejtë vote ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të dalin në ditën e zgjedhjeve të votojnë”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, subjektet politike, Vetëvendosje, PDK dhe Lista Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme kanë aplikuar me nga katër kandidatë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për shpalljen e këtyre zgjedhjeve, pasi në nëntor të vitit të kaluar, kryetarët e tyre dhanë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës që të aplikojë taksën 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia, por edhe nga Bosnja e Hercegovina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori