Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojnë sot takimin e radhës.

Telegrafi mëson se takimi i radhës zhvillohet rreth orës 13:30.


Ndryshe, të enjten u ndërpre seanca konstituive pasi kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk prezantoi emër për kryeparlamentar/e.

Ai kërkoi kohë, për siç tha arritjen e një marrëveshje politike për presidentin.