PDK vazhdon me aksionin simbolik para Qeverisë, të pranishëm asamblistë nga qyteti i Shtimes dhe Fushë Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës edhe sot po vazhdon me aksionin simbolik para Qeverisë së Kosovës, gjersa po kërkojnë nga kryeministri në detyrë që të vazhdojë me propozimin për kryeparlamentar/e, rrjedhimisht me konstituimin e Kuvendit.
Sot para Qeverisë të pranishëm janë Grupi Parlamentar i PDK-së me asamblistë e aktivistë nga qyteti i Shtimes dhe Fushë Kosovës.
Të pranishëm po ashtu janë edhe deputetë të Aleancës.
Ndryshe, një ditë më parë PDK ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje për mbajtjen e pozitave të dyfishta. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































