Qeveria e Kosovës, ka ndarë 471 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, transmeton Telegrafi.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza  të bëjë ndarjen e këtyre mjeteve.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore, do të mbahen me 19 maj.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë vendim që të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje të parevokueshme./Telegrafi/

Presidenti shpall zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore Presidenti shpall zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore