Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ditë më parë ka paralajmëruar një bashkëpunim unik.

Kësaj radhe ajo ka zgjedhur që të sjellë në treg këngën, që do të jetë në bashkëpunim me reperët Ledri Vula dhe Lumi B.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka ndarë disa sekuenca nga projekti ri, ndërsa bën të ditur se do të lansohet me 1 korrik.

View this post on Instagram

😏

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on Jun 30, 2020 at 9:54am PDT

Videoja e ndarë me fansat e saj, shfaq treshen duke u argëtuar, teksa duken me stile tejet të veçanta.

Edhe para disa ditësh, Dafina ka sjellë disa imazhe atraktive, ndërsa ka ndryshuar totalisht pamjen për xhirimet e klipit.

View this post on Instagram

Me tona tmirat je, me ty jam edhe kur je keq…. #AMAN

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on Jun 27, 2020 at 1:17am PDT

“Aman” titullohet projekti që ka bashkuar tre artistët, të cilët në industrinë muzikore cilësohen mjaft të suksesshëm. /Telegrafi/