LAJMI I FUNDIT:

Dafina Tahiri, 14 vjeçarja që shumë shpejt mund ta shohim në futbollin ndërkombëtarë

Dafina Tahiri, 14 vjeçarja që shumë shpejt mund ta shohim në futbollin ndërkombëtarë
Dafina Tahiri

Dafina Tahiri ishte vetëm 7 vjeçe kur ka filluar të luaj futboll, por sot ky sport i është bërë pjesë e përditshmërisë së saj.

Dafina Tahiri nga Obiliqi, është një vajzë e cila duket që ka premisat që të bëhet një sportiste e suksesshme.


14 vjeçarja  ka thënë se talentin e saj për futbollin e zbuloi mësuesi i saj.

“Kam filluar të luaj për Kosovën e Prishtinës. Pastaj kam shkuar të luaj te KF Vizioni në Ferizaj. Në Kosovën e Prishtinës kam luajtur shtatë vite. Në KF Vizioni jam duke luajtur prej tre muajsh. Kam dëshirë të luaj për Kombëtaren e Kosovës…Në lëndën e edukatës fizike arsimtari më ka thënë “Dafinë pse nuk luan në ndonjë klub?”. Unë nuk e kam ditur që ka edhe klube të femrave. Ai më ka sugjeruar të shkojë të luaj për Kosovën e Prishtinës”, rrëfen për  RTV Dukagjinin, Dafina Tahiri.

Dafina përveç që e dashuron këtë sport, thotë se ka edhe vështirësitë e tij. Megjithatë Ajo kalon shumë kohë duke stërvitur.

Futbolli ka qenë ëndrra e saj si fëmijë, dhe nuk do të ndalet deri sa ta plotësojë atë.

“Si fëmijë më ka pëlqyer shumë futbolli. E kam pasur ëndërr të bëhem futbolliste. Do të luaj derisa të bëhem lojtare e Kombëtares së Kosovës dhe që të më kërkojnë të gjitha ekipet e të bie në sy që luaj për Kosovën”, tregon më tej Dafina Tahiri.

Ajo ushtron shumë për këtë sport. E këtë e bën më ndihmën  e trajnerit.

Liridon Mirena pohon se talenti i saj është i rrallë dhe se Dafina me punën që bën do të arrij shumë.

“Dafina është pjesë e qendrës sonë. E kemi përcjellë vazhdimisht. Sa i përket performancës së saj, ajo ka bërë një hap shumë të madh drejt zhvillimit. Ne si qendër AFF me talentin që ka mendojmë që do të arrijë shumë. Unë si trajner kam vullnet të punoj më të për arsye se ajo e do punën shumë. Besojmë se nëse vazhdon kështu, shumë shpejt do t’i jepet mundësia të luaj në arenën ndërkombëtare, pasi kemi kontakte me klube të ndryshme”, thotë trajneri Liridon Mirena.

14 vjeçarja, Dafina Tahiri, thotë se do të punojë shume dhe kur të rritet të bëjë karrierë të suksesshme me të cilën do mburremi të gjithë./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori