LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Vuçiq thotë se kjo që po bëjmë rreth zvogëlimit të njohjeve të Kosovës është irrituese për fuqitë e mëdha

Daçiq: Vuçiq thotë se kjo që po bëjmë rreth zvogëlimit të njohjeve të Kosovës është irrituese për fuqitë e mëdha

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se zgjidhja për çështjen e Kosovës mund të arrihet vetëm me kompromis, “por bindja se Serbia me forcë do të mund të detyrohet ta pranojë Kosovën, këtë zgjidhje e bën më të largët”.

Shefi i diplomacisë serbe i ka thënë “Tanjugut” se ministria që ai drejton i ofron mbështetje logjistike presidentit Vuçiq në të gjitha përpjekjet e tij për të gjetur zgjidhje dhe se për herë të parë në historinë e Serbisë po udhëhiqet betejë e organizuar diplomatike për ruajtjen e interesave serbe, dhe se aktualisht është duke u zhvilluar betejë për të zvogëluar numrin e vendeve që kanë njohur Kosovën.


Në vërejtjen se në muajt e fundit ka bërë deklarata në formë ultimatumi lidhur me çështjen e Kosovës, si kur thotë, se do të tërheq nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit, Daçiq tha se “sipas të drejtës ndërkombëtare nuk ka asnjë rast që të respektohet vetëm një pjesë e marrëveshjes së nënshkruar, siç është rasti me Marrëveshjen e Brukselit”.

“Kjo është arsyeja pse unë thashë: ‘ose vlen gjithçka, ose nuk vlen asgjë’!  Dhe unë qëndroj prapa kësaj”, tha Daçiq.

Ai shton se, nuk është i sigurt se deri ku është arritur në rrugën deri te një zgjidhje.

“Mendoj se nuk janë të sigurtë as ata që po i udhëheqin këto negociata. Por, është e rëndësishme të bisedohet”, tha Daçiq.

Qëllimin që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën të reduktohet  “nën 100 ”, Daçiq e shpjegon si shifër figurative, por sqaron se qëllimi i ofensivës diplomatike të Serbisë nuk është që të arrihet te një numër i caktuar, por, siç thotë ai, të tregojë se procesi i pavarësisë së Kosovës nuk është i përfunduar dhe se mund të shkojë në drejtimin tjetër.

“Në Kombet e Bashkuara janë 193 anëtarë, dhe numri duhet të arrihet nën gjysmën e atij numri. Presidenti Vuçiq vazhdimisht më thotë se kjo që po bëjmë është tmerrësisht e bezdisshme dhe irrituese për fuqitë e mëdha, sepse për ata kjo është punë e kryer. Mirëpo, për ne nuk është e përfunduar, prandaj po punojmë në atë drejtim”, shpjegon Daçiq.

“Nuk do të jetë një betejë e lehtë, sepse ne punojmë vetëm, kurse Prishtina ka mbështetjen e fuqive të mëdha. Megjithatë, është e habitshme që në të kaluarën askush nuk është marrë me këtë. Po mendoj se shumë prej tyre mezi kanë pritur që kjo çështje sa me parë të zgjidhet, në mënyrë që Kosovën ta heqin nga rendi i ditës”,  tha shefi i diplomacisë serbe.

I pyetur nëse Serbia, pas mbrojtjes në UNESCO, ka diplomaci të përgatitur që të përballet edhe me  procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili po zhvillohet në rrethana gjithnjë e më vështira, Daçiq tha se, ministria e drejtuar nga ai i ofron mbështetje logjistike presidentit Vuçiq, duke shtuar se “për herë të parë në historinë e Serbisë po zhvillohet një betejë e organizuar diplomatike”.

“Shumë gjëra nuk i bëj publikisht për shkak të presionit të madh të vendeve të huaja. Kur një fuqi e madhe i dërgon protestë çdo vendi që tërheq njohjen e Kosovës, atëherë pyesni, çfarë partnerësh strategjikë dhe miq jemi, nëse na bëjnë këtë. Po zhvillohen beteja të vështira, por nuk mund të bëhet beteja nëse nuk jeni i vendosur ta fitoni”, tha Daçiq.

Shefi i diplomacisë serbe thotë se ka arsye për të luftuar, “sepse Serbia ka hyrë në bisedimet e statusit neutral në Bruksel, dhe se qëllimi i mirë dhe konstruktiviteti i Beogradit në negociatat me Prishtinë është keqinterpretuar, nëse  mendohet se zgjidhja e problemit është njohja e pavarësisë së Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori