LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Koha për rishqyrtimin e asaj që është bërë në Serbi më 1999

Daçiq: Koha për rishqyrtimin e asaj që është bërë në Serbi më 1999

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka bërë thirrje për hetimin e përgjegjësisë së arsyeshmërisë të bombardimeve të Republikës Federative të Jugosllavisë, siç e quante Serbia veten ende bashkë me Malin e Zi, në vitin 1999, duke u nisur nga hetimi britanik mbi luftën në Irak.

Alma Lama i thotë lamtumirë Kuvendit
Lexo po ashtu Alma Lama i thotë lamtumirë Kuvendit

“Nuk duhet të shihet vetëm Iraku, koha është të hetohet përgjegjësia dhe arsyeshmëria e ndërhyrjes më 1999. Kjo nuk ka lidhje me rrugën tonë në Bashkimin Europian”, citojnë mediet serbe Daçiqin, transmeton Koha.net.


“Mendoj se është koha për rishqyrtimin e asaj që është bërë në Serbi më 1999, dhe jo vetëm në Irak, meqë nëse politika e një vendi (e ka fjalën për Britaninë – sqarim ynë) ishte që 20 vjet të investojë në pavarësinë e Kosovës, atëherë mendoj se duhet të kërkojmë jo vetëm gabimet në sistemin tonë”, është shprehur Daçiq në Konferencën “Strategjia globale e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe Ballkani Perëndimor”.

Siç u shpreh ai, ekziston qëndrimi sipas të cilit Sllobodan Millosheviqi ishte fajtor, por “ka edhe gjëra të tjera që paraqesin manipulimin e vrazhdë, të pavërtetën dhe gënjeshtrën”, siç ishte rasti i invadimit të Irakut, siç ka vërtetuar Komisioni për Britaninë e Madhe.