LAJMI I FUNDIT:

D4D: Gjatë vitit të kaluar një e treta e shoqërisë është përfshirë në një aksion vullnetar

D4D: Gjatë vitit të kaluar një e treta e shoqërisë është përfshirë në një aksion vullnetar

Në lansimin e punimit Institutit “Gjendja e vullnetarizmit në Kosovë: Sfidat dhe perspektivat”, Demokraci për Zhvillim (D4D), shihet se në Kosovë vullnetarizmi – si pjesë e politikës publike – është në rritje.

Në këtë punim është gjetur se më shumë se një e treta e shoqërisë, gjatë vitit të kaluar, kanë qenë të përfshirë në një aksion vullnetar.


Sipas hulumtimit motivimi kryesor për vullnetarizëm është i ndërlidhur me interesin publik.

Po edhe në këtë fushë përfaqësimi jo i barabartë gjinor është i dukshëm, ku gratë vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në çështjet publike dhe ato të komunitetit.

Në fjalimin hapës të tij ambasadori i Ambasadës Britanike në Kosovë, Ruari O’Connell tha që esenca e kulturës politike lidhet me qytetarë, e në veçanti me qytetarë aktiv.

Sipas tij, zhvillimi i kulturës së vullnetarizmit nuk është një proces që përfundon shpejtë, dhe ndonëse mbeten shumë sfida ka thënë se beson në fuqinë e vullnetarëve për të zhvilluar kulturën e vullnetarizmit në Kosovë.

Ndërsa, Veton Mujaj, nga organizata Syri i Vizionit, pjesë e inkubatorit, tregoi që tema e vullnetarizmit në Kosovë është një temë shumë e patrajtuar, dhe përgjatë viteve të fundit jemi përpjek të ngjallim frymën e vullnetarizmit.

Ai ka treguar që hulumtimi i shpalosur nga D4D do të ndihmonte, ndër të tjera, në mënyrën e qasjes së vullnetarizmit.

“Vullnetarizmi është një aspekt horizontal dhe prek çdo lëmi të jetës tonë, dhe kontributi i secilit nga ne është i domosdoshëm për të arritur ngjalljen e frymës së vullnetarizmit”, ka shtuar Mujaj.

Vjollca Krasniqi, autore e punimit,  potencoi që është shumë me rëndësi që të ketë sinergji ndërmjet akterëve të ndryshëm për të zhvilluar kulturën e vullnetarizmit.

Sipas saj, punimi, përmes anketave, diskutimeve në grup, dhe shqyrtimeve të politikave, ka arritur të identifikojë mundësitë dhe sfidat, dhe të jap rekomandime.

“Megjithëse ka pasur zhvillime pozitive në fushën e vullnetarizmit ende ka sfida si në kornizat sociale ashtu edhe në ato institucionale. Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa konkret duke hartuar ligjin për vullnetarizëm, zhvillojë strategji kombëtare gjithëpërfshirëse, dhe integrojë vullnetarizmin në strategji të arsimit në Kosovë. Përmes këtyre hapave Qeveria e Kosovës do të ndihmonte në krijimin e mundësive dhe incentivave për vullnetar/e, dhe të vendos vullnetarizmin si pjesë e politikave publike”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori