LAJMI I FUNDIT:

Cullen: KE e gatshme për mbështetje në fushën e energjisë

Cullen: KE e gatshme për mbështetje në fushën e energjisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim shefin e njësisë D3 për Kosovën, pranë drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit të Komisionit Evropian, David Cullen, me të cilin diskutuan për avancimin e perspektivës evropiane për Kosovën.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi Cullen për masat që i ka ndërmarrë kabineti i tij qeveritar për të dinamizuar implementimin e MSA-së dhe ERA-s, për reformat në sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe në përmirësimin e kushteve të klimës së biznesit në Kosovë.


Nga ana e tij, Cullen e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe ia përcolli falënderimet nga Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, në përkushtimin e shtuar të Qeverisë së Kosovës për agjendën evropiane.

Cullen po ashtu shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian për mbështetje buxhetore sektoriale, kryesisht në fushat e administratës publike dhe energjisë.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcillar, i cili u zotua në drejtim të angazhimit politik për mbështetjen buxhetore sektoriale në reformën e Administratës Publike.