LAJMI I FUNDIT:

Cuadrado: Conte nuk më ka kontaktuar

Cuadrado: Conte nuk më ka kontaktuar

Juan Cuadrado ka përgënjeshtruar njoftimet se Antonio Conte e ka kërkuar kthimin e tij te Chelsea.

Përzgjedhësi i Italisë pritet ta marrë drejtimin e Bluve nga sezoni i ardhshëm, ndërsa mesfushori kolumbian që është i huazuar te Juventusi, është lidhur me një rikthim në Stamford Bridge.


Mirëpo, duke folur për Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia, pas ndeshjes ndaj Sassuolos, lojtari i ka përgënjeshtruar këto njoftime.

“Jo nuk kam kontaktuar me të, por jam i kënaqur që ndodhem këtu te Juve dhe dua të fitoj diçka duke marrë parasysh se jemi akoma në tri gara. Pastaj do të shohim”.

“Juve është si një familje e madhe dhe kjo është pjesë e fuqisë sonë”, ka deklaruar Cuadrado. /Telegrafi/