Cozman “shokon” rivalët me performancën ‘live’ (Video)

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, u sigurua edhe një herë që vëmendja të jetë për të në emisionin e drejtpërdrejt në Top Shoë në Top Channel të mbajtur të premtën mbrëma.
Aty ishin të ftuar të gjithë antarët e Babastars, nga lideri Getoar Selimi e deri te Dj Jungle, i cili edhe pse deejay po ashtu shfaqi një performancë bravoroze duke i ndihmuar shumë antarët e ‘labelit’ të tij.
Pos Getoar Selimit që natyrisht si lider i Babastars e ka vëmendjen për vete, kësaj radhe u sigurua edhe Cozman që ashtu sikurse nga projekti “High 3” të tërheqë mjaft vëmendje për performancën e tij.
Me pak fjalë, e shumë punë duket të ketë vepruar reperi, i cili edhe pse në vitin e tretë të skenës duket se nuk e ka fare problem të performojë ‘live’ në një emision të drejtpërdrejt në një nivel mjaft të lartë kur dihet se reperët tjerë të Babastars kanë një eksperiencë të konsiderueshme në skenë.
Madje reperi nga Prishtina nuk ka lënë as pa i thumbuar pak rivalët e tij në Instagram, së pari në fotografi duke ua bërë me dije “që të mos kenë panikë sepse ata janë ende aty”, teksa në njërën prej videove ai ishte më i ashpër, transmeton Telegrafi.
“Krejt hejtera, krejt hejtera, kapmuni për k****, u bo me fol për mu, tulifar klloshari”, është teksti që e ka shkruar të adaptuar reperi krahas performancës së këngës së ri-bërë “I’m a Boss” e që ai e performoi ‘live’ në skenë shoqëruar nga orkestra.
Cozman ndryshe së fundmi pati sukses me këngën “Shume i Smut” një këngë e dëgjuar në klubet e natës aty ku ka shqiptarë, teksa njihet për superhitin “Fenix” me të dashurën e tij Tunën, nga e cila u bë reperi me përfitimet më të mëdha për vitin 2013, në vetëm vitin e tij të dytë në skenë. /Telegrafi/




















































