LAJMI I FUNDIT:

COVID-19 si arsye për të nënshkruar kontrata emergjente

COVID-19 si arsye për të nënshkruar kontrata emergjente

Në mars të vitit 2020 pandemia COVID-19 u shfaq në Kosovë. Në fushën e prokurimit publik Komisioni Rregullativ për Prokurimit Publik (KRPP) si organi më i lartë që merret me hartimin e akteve nënligjore dhe me zbatimin e Ligjit të Prokurimit Publik mori disa vendime në mënyrë që të lehtësohet prokurimi furnizimeve esenciale që kishin të bënin me pandeminë. Këtu përfshihen maska mbrojtëse, alkool për dezinfektim, oksigjen, sapun të lëngshëm, etj.

Për shkak që autoritetet kontraktuese gjatë kësaj periudhë kanë punuar vetëm me staf esencial, prokurimi emergjent u bë edhe më shumë nevojë në mënyrë që produktet esenciale për luftimin e pandemisë të mund të blihen më shpejtë.

Në Kosovë, Ligji për Prokurim Publik, përmes nenit 35.2 lejon që të përdoret procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. Më saktë ky nen lejon autoritetet kontraktuese që të zhvillojnë procedura të prokurimit:

“për  arsye të  emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues, autoriteti i tillë kontraktues nuk mund ta japë kohën e kërkuar për ushtrimin e cilësdo procedurë tjetër që parashtrohet në këtë ligj”.

Në gjuhën e përditshme këta tenderë quhen kontrata emergjente. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ftesa për të dorëzuar oferta duhet të dërgohet vetëm te një kompani. Përdorimi i procedurës emergjente ka shkaktuar zvogëlim të konkurrencës e për pasojë rritje të çmimeve. Procedura emergjente është shfrytëzuar gjatë pandemisë për të lidhur kontrata, ku ftesa, në shumicën e rasteve ju është dërguar vetëm një kompanie. Në vitin 2019 kanë qenë 485 kontrata të nënshkruara përmes procedurës emergjente. Në vitin 2020 ky numër pothuajse është dyfishuar pasi janë rreth 900 kontrata të nënshkruara përmes kësaj procedurë. Kjo tregon që një pjesë e madhe e këtyre kontratave janë për blerje të produkteve për luftimin e pandemisë COVID-19.

Një nga parimet bazë të Ligjit të Prokurimit Publik është konkurrenca. Është e vërtetuar se kur ka mungesë të konkurrencës gjasat janë shumë më të mëdha që produktet të blihen më shtrenjtë se çmimi i tregut. Kjo gjasë rritet më shumë kur ka vetëm një ofertues. Nëse një kompani e din paraprakisht se vetëm ajo do të ftohet për të dorëzuar ofertë, ajo nuk ka incentivë që të ofertojë me çmim më të ulët pasi pothuajse e ka të sigurt se do të fitojë tenderin.

E pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2020. Mesatarja e ofertave për një tender gjatë këtyre viteve ka qenë rreth pesë oferta. Mirëpo nëse analizohen vetëm tenderët që kanë përdorur procedurën emergjente, mesatarja është shumë më e ulët. Gjatë vitit 2020 Demokraci Plus ka analizuar të gjithë tenderët që janë dhënë me procedurë emergjente e që lidhen për blerje për luftimin e pandemisë. Nga 264 kontrata, mesatarja e ofertave të pranuara është 1.6 oferta, pra rreth tre herë më e ulët se mesatarja e vitit 2019 (4.7 oferta). Më problematike është se në 164 tenderë është pranuar vetëm një ofertë, e pikërisht këtu vihet në pah incentiva e kompanisë që të ofrojë çmime më të larta. Kjo tregon se kur ekziston vetëm një ofertues, nuk ka incentivë për kompaninë që të ofrojë çmim më të ulët. Në kontratat që lidhen me procedurë të hapur, kjo nuk ndodh asnjëherë kur ka më shumë së një ofertues, pasi konkurrenca bën që të ulet çmimi.

Pikërisht për ta vërtetuar këtë gjetje, D+ ka analizuar disa kontrata që janë lidhur me procedurë emergjente dhe disa që janë lidhur me procedurë të hapur. Dallimi është i dukshëm. Për produktin e njëjtë janë pranuar çmime shumë më të ulëta kur është përdorur procedura e hapur dhe ka pasur konkurrencë, se në procedurat emergjente me vetëm një ofertues. Për shembull Komuna e Prizrenit ka paguar 8.90 euro për një maskë FFP2, kontratë e cila është nënshkruar me procedurë emergjente. Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme që ka përdorur procedurën e hapur, për të njëjtin produkt ka paguar 2.60 euro. Kjo tregon më së miri se nënshkrimi i kontratave emergjente zvogëlon në masë të madhe konkurrencën.

Pandemia është në mesin tonë që një vit. Tanimë nuk mund të cilësohet si një ndodhi emergjente, e cila i nxë të papërgatitura autoritetet kontraktuese. Të gjitha shpenzimet për mjete mbrojtëse mund të planifikohen dhe duhet që të përdoret procedura e hapur, në mënyrë që të rritet konkurrenca dhe të pranohen çmime më të ulëta. Përdorimi i procedurës në emër të luftimit të pandemisë dhe tenderët ku ka vetëm një ofertues duhet të ndalohet.

(Për organizatën Demokraci Plus mund të gjeni më shumë informata në www.dplus.org ose në Facebook në @democracyplus)

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori