LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi mund të “hedh në erë” lojën që Kina po luante me ekonominë e saj, për vite me radhë

Coronavirusi mund të “hedh në erë” lojën që Kina po luante me ekonominë e saj, për vite me radhë

Për ata që ndjekin tregjet, fillimi i vitit me paqëndrueshmëri që buron nga Kina është shumë i njohur. Për vite me radhë, sjellja e vendit – veçanërisht në tregjet e saj të patundshmërive – jepte konvulsione në tregje.

Por, më pas, siç dukej, politikëbërësit bënë diçka për ta kontrolluar këtë. Ata punuan për të vënë “një kontroll” në spekulimet e tregut të pasurive ndërsa u përfshinë në masa stimuluese të synuara për të mbështetur sektorët e cenueshëm të ekonomisë.


Por, megjithatë, edhe pas këtyre masave, përhapja e coronavirusit Wuhan mund të kërcënojë të gjitha këto.

Siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, sa më gjatë që virusi të kalojë pa u përmbajtur, aq më shumë do të ndikojë në ekonominë.

Analistët në Societe Generale vlerësojnë se nëse përhapja e virusit “nuk arrihet të stabilizohet” deri në mars, rritja e PBV-së në tremujorin e parë mund të bjerë nën 6%, objektivi i qeverisë kineze.

“Pa dyshim, goditja do të ishte më domethënëse për konsumin e brendshëm dhe sektorët që lidhen me turizmin në të gjithë vendin”, vlerësojnë analistët e Societe Generale, Wei Yao dhe Michelle Lam.

Siç theksuan Yao dhe Lam, ekonomia kineze ka ndryshuar ndjeshëm që kur vendi, së fundmi përjetoi një shpërthim të madh.

Ekzistonte një plan i cili, ndër tjerash ishte për të ruajtur rrjedhën e kredisë, por për të bërë kushte veçanërisht të lehta për biznesin privat dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM).

Mirëpo, virusi Wuhan i vë të gjitha në dyshim.

Wuhan është kryeqyteti i provincës Hubei, një qendër e rëndësishme prodhuese në Kinë që përfaqëson 4% të PBB-së së vendit.

Vendosja e rajonit në mbyllje ka të ngjarë të ngadalësojë prodhimin industrial, i cili sapo ishte rritur në 6.9% në dhjetor nga 6.2% në nëntor.

Sa më gjatë që ky virus përhapet, aq më shumë politikëbërës mund të ndjehen të detyruar të lehtësojnë kushtet e kredisë, jo vetëm për NVM edhe për ndërmarrjet private.

Yao dhe Lam shkroi se një ulje e raportit të kërkesave të rezervave të bankave kineze ose ulje të normës së interesit do të ishin të gjitha në tavolinë.

Dhe sigurisht, përgjigja e vetme për këtë do të ishte: Fatkeqësisht, këto gjëra ndodhin edhe me planet më të mira. /Telegrafi/