Investitorët në të gjithë botën janë tronditur nga përhapja e shpejtë e virusit në Kinë dhe bursat janë hapur në rënie të mprehtë në nisje të javës.
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar rastin e pestë dhe virusi është identifikuar në Singapor, Korenë e Jugut, Australi, Kanada, Francë, Japoni, Malajzi dhe Vietnam.
Indeksi evropian Stoxx 600 ra me 1.7 për qind në nisje të tregtisë, ndërsa kontratat futures për hapjen e tregtisë amerikane ranë me 400 pikë.
“Tregjet botërore të aksioneve ishin nën presion në fillim të kësaj jave, ndërkohë që rritet frika për përhapjen e epidemisë së coronavirusit në Kinë”, tha Neil Wilson, analist në platëformën Markets.
Ndërkohë që shumica e tregjeve në Azi kanë qëndruar të mbyllura për Vitin e Ri kinez, indeksi Nikkei i Japonisë ra me më shumë se 2 për qind dhe Topix humbi 1.6 për qind. Mospranimi i rrezikut vjen si pasojë e shqetësimeve mbi një goditje ekonomike nga virusi, ndërkohë që ekspertët rikujtojnë ndikimin e SARS në vitin 2003.
Analistët thonë se ekonomia kineze do të pësojë një goditje në afat-shkurtër dhe një rënie në Produktin e Brendshëm Bruto me 1 për qind në gjysmën e parë të 2020.
Ndërkohë që epidemia SARS zgjati tre deri katër muaj dhe virusi i ri po përhapet shpejtë, është shumë herët për të parashikuar një kohëzgjatje. Aktivet e mbrojtura nga rreziku pësuan rritje në nisje të javës.
Ari u rrit me rreth 1 për qind në 1,582 dollarë për onz, ndërsa jeni japonez u rrit në 109 kundër dollarit. Franga zvicerane ishte gjithashtu një nga valutat me performancën më të mirë. Interesat e borxhit qeveritar pësuan rënie, ndërkohë që yieldi i titujve 10-vjeçarë në Shtetet e Bashkuara ra në 1.62 për qind dhe yieldi i bundeve 10-vjeçarë në Gjermani zbriti në 0.35 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën