LAJMI I FUNDIT:

Conti afër mbylljes së marrëveshjes me Milanin

Conti afër mbylljes së marrëveshjes me Milanin

Andrea Conti është më afër se kurrë për t’u bashkuar me Milanin, pasi Atalanta thuhet se i ka ulur kërkesat e tyre në 25 milionë euro.

Mbrojtësi i djathtë, që aktualisht përfaqëson Italinë në kampionatin evropian nën 21 vjeç, e bëri shumë të qartë se ai dëshiron të bashkohet vetëm me Milanin dhe do të refuzojë çdo propozim tjetër.


"Kemi marrëveshje me Milanin"
Lexo po ashtu "Kemi marrëveshje me Milanin"

Çmimi fillestar prej 30 milionë euro dhe oferta e Rossonerëve prej 20 milionë eurosh ishin shumë larg, por Sportitalia dhe Sky Sport Italia sugjerojnë se skuadra italiane po gjejnë terren të përbashkët.

Arritja e Contit në San Siro mund të vijë gjatë ditëve të ardhshme, pasi Atalanta është e gatshme të pranojë 25 milionë euro ose 23 milionë euro plus disa lojtarë të rinj premtues në huazim.

Portieri Gabriel nuk do të jetë në atë pako, pasi ai është në prag të bashkimit me skuadrën e sapo emëruar në Serie A, SPAL. /Telegrafi/