LAJMI I FUNDIT:

Conte, te Chelsea porsa të përfundojë ‘Euro 2016’

Conte, te Chelsea porsa të përfundojë ‘Euro 2016’

Antonio Conte pritet të zyrtarizohet si trajner i Chelseat vetëm katër ditë pas përfundimit të Kampionatit Evropian.

Sipas Sport Mediaset, përzgjedhësi i Italisë do të zyrtarizohet te Blutë më 14 korrik, katër ditë pas finales së ‘Euro 2016’.


46-vjeçari thuhet se tashmë ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe javën e ardhshme do të përfundojë të gjitha detajet.

Ai ka udhëhequr Juventusin drejt tre kampionateve rresht para largimit më 2014, për të kaluar në postin e përzgjedhësit të Italisë.