Trajneri i Interit, Antonio Conte,  menjëherë pas fitores së arritur ndaj Lazios, ka folur për media, duke mos folur për titullin e kampionit. 

Në pesë ndeshje, Interit ka marr 15 pikë dhe është lider në Serie A.

“Nuk ishte aspak e lehtë. Lazio është një skuadër shumë e fortë dhe me potencial, veç faktit se kanë katër vjet që punojnë me të njëjtin trajner dhe në goditje standarte kanë centimetra më shumë”.

Antonio Conte . (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

“Në pjesën e parë duhet të falënderojmë edhe Handanovic, që bëri super pritje”.

“Në të dytën djemtë luajtën më mirë ku mund të shënonim më shumë gola, por edhe Lazio pati momentet e saj. Ishte e vuajtur, më pëlqeu që nuk u shpërbëmë, edhe pse ka gjëra për të korrigjuar”.

“Një gol i pësuar në pesë ndeshje? Sigurisht, raste kundërshtarët kanë patur, por këto janë shifra të mira, duke parë se duhen pikët”.

Pamje nga ndeshja . (Foto: Marco Rosi/Getty Images)

“Titulli? Ju flisni për titull, mua nuk më lëviz asnjë presje. Në momentin e parë që do të humbasim, ata, kritikët, do të jenë aty duke pritur dhe duke folur, këtë e di”, ka thënë Conte. /Telegrafi/