LAJMI I FUNDIT:

Conte: Kam edhe 18 muaj kontratë me Chelsean, dua ta respektoj atë

Conte: Kam edhe 18 muaj kontratë me Chelsean, dua ta respektoj atë

Antonio Conte ia ka mbyllur dyert Kombëtares së Italisë, duke theksuar se ai ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Chelsea dhe dëshira e tij është ta përmbush atë.

FIGC konfirmoi të enjten se Conte ishte një nga katër kandidatët që janë duke u konsideruar për të zëvendësuar Giampiero Ventura, ndërsa zëvendës-komisioneri dhe ish-mbrojtësi i Italisë, Alessandro Costacurta – pretendoi se ai ishte në rrugën e tij për në Londër për të mbajtur bisedime me shokun e tij të kombëtares.


Fabbricini konfirmon kandidatët për trajnerin e ri të Italisë
Lexo po ashtu Fabbricini konfirmon kandidatët për trajnerin e ri të Italisë

Megjithatë, trajneri italian në një konferencë për shtyp mohoi këtë gjë: “Mund t’ju them se Costacurta është një mik dhe luajtëm së bashku në ekipin kombëtar më 1994”, ka thënë fillimisht Conte.

“Ndoshta ai harroi se kam 18 muaj në kontratën time në Chelsea dhe vullneti dhe dëshira ime është të përmbushë këtë kontratë”.

Enrique pret telefonatën e Chelseat
Lexo po ashtu Enrique pret telefonatën e Chelseat

“Mendoj që nga fillimi i këtij sezoni ka shumë spekulime dhe thashetheme. E vetmja gjë që mund të them tani është se kam të mbetura edhe 18 muaj dhe vullneti dhe dëshira ime është që të qëndroj këtu dhe të bëj punën time”.

Conte është larg sukseseve të sezonit të kaluar me Chelsean (Getty Images)

“Ky është vullneti im. Unë nuk shoh probleme në lidhje me këtë. Spekulime rreth të ardhmes sime? Nuk e di pse. Qëllimi dhe vullneti im është respektimi i kontratës. Ne kemi nënshkruar tre vjet dhe ky është vullneti im për të respektuar kontratën”.

“Që nga fillimi i sezonit, nëse mbani mend kishte shumë spekulime për t’u shkarkuar”.

Bordi i Chelseat shqyrton shkarkimin e Contes
Lexo po ashtu Bordi i Chelseat shqyrton shkarkimin e Contes

“Unë nuk jam i interesuar për këtë dhe dëshira ime e vetme është të bëj punën time. Ne i dimë shumë mirë vështirësinë. Duhet të jemi të përgatitur dhe e dimë shumë mirë se cila është rruga jonë e kësaj të ardhmeje”.

“Siç e dini shumë mirë, unë besoj në punën time dhe kjo është e vetmja gjë që i besoj, në punën time”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori