Trajneri i Azzurëve ka folur për Corriere dello Sport ku mes tjerash ka komentuar edhe rastin e Balotellit, i cili nuk u përfshi në dy ndeshjet e para të Contes në detyrë.

“Unë nuk kam paragjykime kundër Marios. Nuk e përjashtoj askënd, por kërkoj nga lojtarët e mi të veprojnë si profesionistë”.


“Nëse ata nuk janë të fokusuar, nëse ju shqetësoheni duke menduar vetëm për veten dhe në thelb kullotni në fushë, atëherë kjo nuk është mjaft e mirë për mua”, ka thënë Conte /Telegrafi/ 

telegrafi sport app