Antonio Conte ka thënë se ishte një humbje e pamerituar kundër Barcelonës, duke e kritikuar edhe gjyqtarin e takimit.

Djelmoshat e Antonio Conte e dominuan pjesën e parë me raste në Camp Nou dhe kaluan në epërsi me Lautaro Martinezin pas tre minutash, por në pjesën e dytë Luis Suarez shënoi dy herë për t’ia dhënë fitoren Barcelonës.

“Komplimentet janë të këndshme, por pas një paraqitjeje të tillë, ne merituam shumë, shumë më tepër dhe duhet të kishim shënuar dhe një të paktën nga disa prej rasteve tona”.

Pamje nga ndeshja. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Ne e vendosëm Barcelonën nën presion serioz për periudha të gjata në fushën e tyre, por pas pushimit ata e ngritën shpejtësinë”.

“Ndihem i hidhëruar. Pashë disa incidente që gjykoheshin në mënyrë jo të drejt. Kishte shumë gjëra që nuk më pëlqyen nga gjykimi, që në fillim”.

Valverde: Interi ekip i shkëlqyer, por nuk i rezistuan ritmit tonë në pjesën e dytë Valverde: Interi ekip i shkëlqyer, por nuk i rezistuan ritmit tonë në pjesën e dytë

“Nuk dua të as për këtë, por kjo ishte ajo që pashë nga stoli. Thotë që duhet të respektosh fanellën e gjyqtarit, por respekti duhet të jetë reciprok, ata duhet të tregojnë respekt për skuadrën që ka ardhur për të luajtur futboll”.

Antonio Conte. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Është një gjyqtar ndërkombëtar, me shumë eksperiencë, kështu që nuk duhet të influencohet nga atmosfera e Camp Nou. Gjithsesi, mendoj se luajtëm mirë, por duhet të kishim shënuar më shumë, mundësitë që i kishim”.

“Në pjesën e dytë doli në pah kualiteti i Barcelonës dhe ne e ulëm ritmin. Nuk mendoj se rezultati është i drejtë. Tani do t’i shërojmë plagët dhe do t’i nisim përgatitjet për ndeshjen ndaj Juventusit të dielën, sepse unë vuaj kur ne humbasim”, ka thënë Conte. /Telegrafi/