LAJMI I FUNDIT:

Çokollata e lufton kollin më mirë sesa ilaçet

Çokollata e lufton kollin më mirë sesa ilaçet

Lajm i mirë për adhuruesit e çokollatës. Herën tjetër që ju shfaqet kolli, vetëm filloni të konsumoni çokollatën e preferuar dhe do t’i gëzoni efektet e ngjashme me atë të shurupit të kodeinës, por pa efekte anësore.

Profesoresha Alyn Morice ka shkruar për “Daily Mail” se çokollata mund ta trajtojë kollin më mirë sesa shurupi i kodeinës duke formuar një mbulojë ngjitëse e cila i mbron nervat në fyt, të cilët e shkaktojnë kollin, transmeton Telegrafi.

Viskoziteti i mbulojës së çokollatës së shkrirë gjithashtu i mundëson përbërësit anti-koll të cilët në mënyrë natyrale gjenden në kakao, të vijnë në kontakt me nervat e acaruar të fytit dhe t’i qetësojnë ato, thotë Morice.

A i ka efektet e ngjashme çokollata e nxehtë?

A i ka të njëjtat efekte anti-koll edhe konsumimi i çokollatës së nxehtë? Na vjen keq, por jo!

Sado e shijshme dhe komode mund të jetë çokollata e nxehtë në ditët me koll, faktikisht nuk ka kontakt të mjaftueshëm afatgjatë me nervat në fyt që të jetë efikase.

Morice thotë se më mirë është ta thithni një copë çokollate dhe ta lini të shkrihen ngadalë për të formuar mbulojë në fyt.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori