LAJMI I FUNDIT:

Coinbase shtrin aktivitetin edhe në gjashtë vende të tjera evropiane

Coinbase shtrin aktivitetin edhe në gjashtë vende të tjera evropiane

Coinbase do të shtrijë aktivitetin në gjashtë vende Evropiane përpara mbylljes së 2018-së.

Platformat e këmbimit të kriptovalutave tha javën e kaluar se shërbimet e saj do të mund të qasen në Andorë, Gjibraltar, Guernsey, Ishullin e Man, Lituani dhe Islandë.


Si rezultat shërbimet e Coinbase do të qasen nga 3.4 milionë njerëz.

Konsumatorët e rinj nga këto vende mund të përdorin plotësisht shërbimet e Coinbase, përfshirë aplikacionet iOS dhe Android.

Vitin e ardhshëm Coinbase ka planifikuar ekspansion në më shumë vende të botës. Gjatë viti dyfishoi linjën e kriptovalutave të disponueshme.

Aktualisht shërbimi qaset në 38 vende evropiane, ndërsa Shqipëria dhe Kosova ende nuk i është bashkuar kësaj liste. /Telegrafi/