Poezi nga: Jack Kerouac
Përktheu: Fadil Bajraj

Ju vlerësimet meritore do t`i keni në
Parajsë… Parajsa do të
jetë indiferente ndaj këtij
qeni indiferent

(Mirëpo, indiferenca e ndershme
qe më e mirë se hipokrizia)

…vërtet

Kur i dëgjoj dokrrat
e fetarëve mbi Drejtësinë
dhe Demokracinë e kam të qartë
se hipokritët po gënjejnë
me dhëmbët e tyre fals

Nuk jam indiferent ndaj Zotit,
Jam indiferent ndaj
vetes-në-tokë

S`mund të paramendoj diç
më qesharake se veten
në tokë…
Përnjëmend!