LAJMI I FUNDIT:

“CMT Music Awards 2021” do të mbahen më 9 qershor

“CMT Music Awards 2021” do të mbahen më 9 qershor
Foto: Getty Images

Është publikuar një datë për shfaqjen muzikore “CMT Awards 2021”.

Yjet më të mëdhenj të muzikës ‘country’ do të festojnë në mbrëmjen e vlerësuar nga fansat më 9 qershor.


CMT premton të dhurojë ‘dy orë e gjysmë shfaqje pa ndërprerje dhe surpriza të tjera të shumta’.

Ndër yjet në “CMT Awards 2021” (Foto: Getty Images)

Nikoqirët dhe interpretuesit ende nuk janë njoftuar, por ka të ngjarë të përfshihen disa nga talentet kryesorë të këtij viti. CMT ende nuk ka shpjeguar se si do të zhvillohet shfaqja marrë parasysh pandeminë e coronavirusit.

Shfaqja e vitit të kaluar u mbajt praktikisht në tetor.

Të gjitha lajmet nga Ron Zaiti
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ron Zaiti

Në 2020 Kane Brown dhe Ashley McBryde shërbyen si nikoqirë së bashku me yllin e “Modern Family”, Sarah Hyland.

Carrie Underwood (Foto: AP)

Ngjarja virtuale e vitit të kaluar po ashtu mirëpriti Maren Morris, Luke Bryan dhe Shania Twain, gjersa interpretuan edhe yjet e muzikës pop si: Halsey dhe Noah Cyrus.

Fituesit e çmimeve janë të përcaktuar nga publiku, duke e bërë kështu “CMT Music Awards” shfaqjen e vetme të çmimeve muzikore që vendoset tërësisht nga votimi i fansave. /Telegrafi/