LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i Bitcoin dhe kriptovalutave të tjera vazhdon të bie

Çmimi i Bitcoin dhe kriptovalutave të tjera vazhdon të bie

Çmimi i kriptovalutës Bitcoin sot ra në pikën më të ulët prej 7,721.33 dollarë, vlera më e ulët për vitin 2018. Brenda 24 orëve ra me 12.01 për qind, apo mbi 70 për qind që nga dhjetori i 2017-së kur ishte në pikën më të lartë prej afër 20 mijë dollarë.

Mirëpo, nuk është vetëm rënie e Bitcoin, gjithashtu ka pasur humbje edhe në kriptovalutat e tjera më të mëdha. Sipas, CoinCap, përcjell Telegrafi, Ethereum ra me 12.47 për qind, Bitcoin Cash me 13.59 për qind, Ripple me 13.09 për qind, Litecoin me 11.25 për qind, Dash me 13.48 për qind dhe Monero me 14.68 për qind.


Facebook ndalon të gjitha reklamat për kriptovalutat
Lexo po ashtu Facebook ndalon të gjitha reklamat për kriptovalutat

Rrjeti social Facebook është duke i ndaluar të gjitha reklamat që lidhen me Bitcoin, kriptovalutat dhe ICO-të [Oferta Fillestare e Kriptovalutave] pasi po përpiqet të luftojë mashtrimet.

'Lloyds Bank' ndalon blerjen e kriptovalutave me kartë krediti
Lexo po ashtu 'Lloyds Bank' ndalon blerjen e kriptovalutave me kartë krediti

Lloyds Banking Group Plc., tha këtë të diele se do t’i ndalon klientët e saj që përdorin kartë krediti të blejnë Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera, mes frikës se mund të përballën me humbje të mëdha.

Shqiptarët i kushtojnë poezi Bitcoin-it
Lexo po ashtu Shqiptarët i kushtojnë poezi Bitcoin-it

‘Albanian Crypto Amateurs‘ është grupi i krijuar në Facebook, i cili për momentin ka mbi 15 mijë anëtar, ka publikuar një poezi nga autori i këngëve Arsim Bunjaku. /Telegrafi/