LAJMI I FUNDIT:

‘Lloyds Bank’ ndalon blerjen e kriptovalutave me kartë krediti

‘Lloyds Bank’ ndalon blerjen e kriptovalutave me kartë krediti

Lloyds Banking Group Plc., tha këtë të diele se do t’i ndalon klientët e saj që përdorin kartë krediti të blejnë Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera, mes frikës se mund të përballën me humbje të mëdha.

“Lloyds Bank, Bank of Scotland, Halifax dhe MBNA nuk pranojmë transaksione me kartë krediti që përfshijnë blerjen e kriptovalutave”, tha një zëdhënëse e kompanisë, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.


Nga e hëna banka do të bllokojë çdo përpjekje për të blerë Bitcoin me një kartë krediti, por monedhat dixhitale vazhdojnë të blihen me to.

Banka ka frikë se pronarët e kartave të kreditit do të blejnë Bitcoin duke shpresuar të bëjnë një fitim kur vlera e saj të rritet, por do të jetë e ngarkuar me borxhin nëse çmimi i tij bie.

May: Kriptovalutat mund të përjashtohen nga Britania
Lexo po ashtu May: Kriptovalutat mund të përjashtohen nga Britania

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se Britania duhet t’i trajtoj me seriozitet të gjitha kriptovalutat si Bitcoin për shkak të mënyrës se si mund të përdoren nga kriminelët. /Telegrafi/