LAJMI I FUNDIT:

May: Kriptovalutat mund të përjashtohen nga Britania

May: Kriptovalutat mund të përjashtohen nga Britania

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka paralajmëruar se ajo është duke shikuar ‘shumë seriozisht’ situatën rreth Bitcoin dhe kriptovalutave të tjera, si Ethereum, Ripple dhe Litecoin, gjë që ka shkaktuar frikë se Britania mund të ndjekë Korenë e Jugut duke miratuar format për goditjen e kriptovalutave.

Duke folur nga Davosi, ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror, ajo tha se kriptovalutat, sikurse Bitcoin, mund të përjashtohet vetëm për faktin se janë përdorur nga ‘kriminelët’.


“Kriptovalutat, si Bitcoin, ne duhet t’i vëzhgojmë me shumë seriozitet… pikërisht për shkak të mënyrës se si ato përdoren, veçanërisht nga kriminelët. Mendoj se është diçka që ne duhet të kemi kujdes”, i tha John Micklethwait, gjatë një interviste për ‘Bloomberg’, përcjell Telegrafi.

Frika se Britania e Madhe mund të jetë një nga vendet e ardhshme që do të rregullojë tregtinë e kriptovalutave duket se ka pasur një ndikim në çmimin e Bitcoin. Aktualisht një Bitcoin është duke u tregtuar me 11,057.60 dollarë nga 11,785.70 që ishte në mëngjesin e ditës së sotme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori