LAJMI I FUNDIT:

“Çmimet janë rritur me 50 për qind”, pushuesit braktisin plazhin e Shëngjinit

“Çmimet janë rritur me 50 për qind”, pushuesit braktisin plazhin e Shëngjinit

Në plazhin e Shëngjinit një pjesë e çadrave kanë mbetur të mbyllura, për shkak të pakësimit të numrit të pushuesve në krahasim kjo me vitin e kaluar, ndonëse jemi në mesin e muajit korrik.

Për shkak të krizës së çmimeve, qytetarët thonë se kanë pakësuar ditët e qëndrimit në plazh.


“Këtë vit vetëm pesë ditë, më përpara kemi ndenj dy javë, tani vetëm 5. Nga Komuna e Gjilanit vijmë. Janë rritur çmimet më shumë se 50 për qind”, u shpreh një qytetar.

“Sivjet erdhëm, vitin tjetër do shkojmë në ndonjë vend tjetër. 10 mijë lekë për çadër, atje lart 15 mijë lek për njeri, këtu në Dubai jemi? Vitin tjetër do shkoj në Greqi janë më lirë se këtu. Këtu vetëm kosovarët dhe ata që rrinë jashtë vendit vijnë”, tha një tjetër.

Edhe tregtarët pranë plazheve thonë se ka një rënie të punës për shkak të pushuesve më të paktë.

“Bosh komplet, u bënë 15 ditë. E shtuna e diela ka pasur diçka, po jo si vjet. Sivjet janë habitur shumë me rritjen e çmimeve”, tha një tregtar.

Barometri i Ballkanit për vitin 2022 tregoi se 60 për qind e shqiptarëve nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte dhe përqindja më e lartë në rajon. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori