LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës bien pas përpjekjeve diplomatike për konfliktin Izrael-Palestinë

Çmimet e naftës bien pas përpjekjeve diplomatike për konfliktin Izrael-Palestinë

Çmimet e naftës u lehtësuan të hënën pas intensifikimit të përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin Izrael-Palestinë.

Standardi global i naftës së papërpunuar Brent tregtohej me 91,80 dollarë për fuçi në orën 08:16 GMT, një rënie prej 0,39% nga çmimi i mbylljes prej 92,16 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare të premten, shkruan AA.


Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) tregtohej në të njëjtën kohë me 87,66 dollarë për fuçi, 0,48% më pak nga mbyllja e së premtes me 88,08 dollarë për fuçi.

Samiti i paqes në Kajro u mbajt të shtunën për të diskutuar zhvillimet e fundit në konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës me pjesëmarrjen ndërkombëtare, arabe dhe të OKB-së.

Të paktën 31 vende dhe tre organizata ndërkombëtare konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në samit, sipas kanalit privat të lajmeve në Kajro.

Vendimi i SHBA më 18 tetor për të lehtësuar pjesërisht sanksionet ndaj sektorëve të naftës, gazit dhe arit në Venezuelë zbuti gjithashtu shqetësimet për furnizimin, duke kufizuar prirjen rritëse të çmimeve të naftës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori