LAJMI I FUNDIT:

‘Çmenduria’ e afatit kalimtar të janarit: Jack Grealish tek Manchester United?

‘Çmenduria’ e afatit kalimtar të janarit: Jack Grealish tek Manchester United?

Transferimi me të cilin Jack Grealish përfundoi në Manchester City në vitin 2021 nga Aston Villa është ende i shtati në histori nëse merren parasysh paratë e ndara për realizimin e asaj pune.

City e transferoi anglezin për 117 milionë euro dhe më pas me ndihmën e tij fitoi Ligën e Kampionëve dhe i shtoi serisë së sukseseve të klubit tre trofe nga Liga Premier. Krahu i majtë nuk është më në planet më të ngushta të Pep Guardiolës për të rregulluar skuadrën që në minutën e parë.

Ai luajti vetëm dy ndeshje me kohë të plotë këtë sezon në kampionatin anglez, dhe në katër të fundit në të cilat ishte i disponueshëm, ai ishte dy herë në stol, një herë duke luajtur gjashtë minuta dhe herën e dytë duke luajtur 27 minuta.


“E ardhmja e tij në City është e pasigurt”, shkruan Daily Mail, duke shtuar se Grealish është me interes për rivalët e qytetit United. Marrëveshja e mundshme përshkruhet si “tronditëse”.

Me vetëm gjashtë starte nga minuta e parë në këtë sezon në Ligën Premier, Grealish është paraqitur në vetëm 15 ndeshje me vetëm një asistim.

Në total, ai luajti 21 ndeshje për Cityn këtë sezon, shënoi një gol dhe asistoi katër herë. Ai pati golin e vetëm dhe gjysmën e asistimeve të tij në ndeshjen e FA Cup kundër Salford Cityt të ligës së ulët (4-1 fitore).

“Unë e dua Jackun siç ishte kur fituam tripletën. Përpiqem të jem i sinqertë me veten për këtë. Savinho është në formë më të mirë dhe bën gjithçka më mirë se ai. Kjo është arsyeja pse ai luan”, deklaroi Guardiola.

“E di se çfarë mund të bëjë, e di se në çfarë niveli mund të shkojë dhe këtë kërkoj prej tij në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje”, shtoi më tej spanjolli.

Lojtari i fundit që ndryshoi drejtpërdrejt fanellën e një klubi të Mançesterit me një tjetër ishte Carlos Tevez, i cili kaloi te City në vitin 2009 nga United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbolli evropian dëshmoi mbrëmë skena surreale, ekipi luajti me fanella të bardha në një terren krejtësisht me dëborë

Futbolli evropian dëshmoi mbrëmë skena surreale, ekipi luajti me fanella të bardha në një terren krejtësisht me dëborë

Ligat tjera
Bad News Eagles prezantojnë trajnerin e ri

Bad News Eagles prezantojnë trajnerin e ri

eSports
Haaland dëshiron të luajë për Real Madridin

Haaland dëshiron të luajë për Real Madridin

Ndërkombëtare
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Ancelotti: Guardiola tha se ata kanë 1 për qind shanse, nuk pajtohem

Ancelotti: Guardiola tha se ata kanë 1 për qind shanse, nuk pajtohem

Liga e Kampionëve
Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

La Liga
Kalo në kategori