LAJMI I FUNDIT:

“Çmenduri shkarkimi i De Boer”

“Çmenduri shkarkimi i De Boer”

Ish portieri i shumë skuadrave italiane, Fernando Orsi, thotë se do të ishte çmenduri nëse Interi do ta shkarkonte Frank De Boerin.

Sipas raportimeve të fundit Nerazzurrër janë duke menduar për një trajner të ri dhe Cesare Prandelli ose Fabio Capello, mund të jenë zëvendësues.


46 vjeçari holandez vetëm sa është ulur në bankinën e Interit ku ka zhvilluar katër ndeshje, duke fituar një, barazuar një dhe humbur dy.

“De Boer tanimë në rrezik? Do të ishte çmenduri nëse ai do të largohej pas vetëm katër ndeshjeve kur ka nënshkruar një kontrate për tri vite”.

“Problemi është që ne nuk e dimë se si luan Interi, stili i De Boer ende nuk ka ardhur në shprehje”.

Ish portieri i Romës dhe Lazios thotë se Derbi i Italisë është gjithmonë i hapur dhe nuk dihet fituesi. /Telegrafi/