LAJMI I FUNDIT:

Clippers merr fitoren e dytë ndaj Dallasit, Boston shumë afër ta eliminojë Philadelphian

Clippers merr fitoren e dytë ndaj Dallasit, Boston shumë afër ta eliminojë Philadelphian

Los Angeles Clippers ka triumfuar në ndeshjen e tretë ndaj Dallas Mavericks me tetë pikë diferencë 130:122.

Me fitoren e mbrëmshme, Clippers kanë kaluar në epërsi 2-1 në serinë e Play-Off.


Kawhi Leonard ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë takim me 36 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime në fitoren e Clippers.

Në anën tjetër Dallasit nuk i mjaftuan as 34 pikët e Kristpas Prozingis e ‘Triple-Double’ nga Luka Doncic me 13 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.

Ndeshja e radhës mes këtyre dy skuadrave zhvillohet të dielën mbrëma, ku Dallas synon të barazojë serinë, ndërsa Clippers të marrin një fitore tjetër për t’iu afruar edhe më shumë çerekfinales.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Boston Celtics ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 102:94.

Celtics kanë shkuar në seri (3-0) në këtë përballje, ku i mjafton vetëm edhe një fitore për të kaluar tutje.

Kemba Walker me 24 pikë si dhe Brown me 21 të tjera ishin më meritorët për fitoren e Celtics. /Telegrafi/

Rezultatet:

Philadelphia 76ers – Boston Celtics 94:102

Dallas Mavericks – LA Clippers 122:130

Brooklyn Nets – Toronto Raptors 92:117

Utah Jazz – Denver Nuggets 124:87

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori